Një shofer nga Kosova është kapur në pikëkalimin kufitar ndërmjet Greqisë dhe Maqedonisë së Veriut.
Ai dyshohet se ka tentuar të bëjë kontrabandimin e ilaçit “Xgeva”, i cili përdoret për trajtimin e sëmundjeve malinje.
Për rastin ka njoftuar Drejtoria e Doganave në Maqedoninë e Veriut, ku sipas saj, Ilaçi u zbulua gjatë kontrollit të një autobusi në pikën kufitare të Bogorodicës.
Sipas Doganave, shoferi i autobusit, shtetas i Kosovës, kishte fshehur në kutinë e ndihmës së parë 29 ampula me tretësirë mjekësore, me vlerë prej 336 mijë denarësh, si dhe 29 kuti dhe 30 etiketa ngjitëse.
Për rastin është ngritur kallëzim penal ndaj shoferit për veprën penale të kontrabandimit.
Nga Drejtoria e Doganave ka bërë të ditur se gjatë këtij viti, në pikat kufitare janë sekuestruar mbi 30 mijë njësi barnash. Sipas tyre, importi dhe transporti i këtyre ilaçeve u nënshtrohen lejeve dhe standardeve të posaçme.

