KORREKT / SOT19 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Stresi i bashkohet protestës në Tiranë, shfaqet mes gazit lotsjellës dhe u bën thirrje qytetarëve të dalin

Stresi i bashkohet protestës në Tiranë, shfaqet mes gazit lotsjellës dhe u bën thirrje qytetarëve të dalin

Reperi shqiptar, Arkimed Lushaj, i njohur si Stresi, i është bashkuar protestës në Tiranë, ku studentë dhe qytetarë janë mbledhur për të shprehur pakënaqësitë e tyre.

Përmes një videoje të publikuar në rrjetet sociale, Stresi ka treguar se ndodhet në mesin e protestuesve.

Në pamjet e shpërndara, gjendja e tij duket e vështirësuar nga gazi lotsjellës i hedhur gjatë përplasjes së situatës në terren.

Foto: Instagram

Megjithatë, reperi nuk ka hezituar t’u drejtohet qytetarëve me thirrje për t’iu bashkuar protestës.

“A keni gjak a jo, hajdeni”, dëgjohet duke thënë ai në video.

Foto: Instagram

Prania e Stresit në protestë ka tërhequr vëmendje në rrjetet sociale, ku artisti shpeshherë ka reaguar publikisht për zhvillime që lidhen me shoqërinë dhe aktualitetin.

Ndërkohë, pjesëmarrja e studentëve dhe qytetarëve në protestë ka sjellë vëmendje te situata në Tiranë. /Telegrafi/

Foto: Instagram

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.