KORREKT / SOT19 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Qeveria shqiptare shpërblen 2 750 policë për angazhimin e shtuar në protestë

Qeveria shqiptare shpërblen 2 750 policë për angazhimin e shtuar në protestë

Këshilli i Ministrave (Shqipëri) miratoi sot vendimin për dhënie shpërblimi punonjësve të Policisë së Shtetit dhe për një shtesë në buxhetin e Ministrisë së Punëve të Brendshme, miratuar për vitin 2026.

Ky vendim u miratua në mbështetje të ligjit “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar dhe të ligjit “Për buxhetin e vitit 2026”, të ndryshuar, dhe të ligjit “Për Policinë e Shtetit”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Punëve të Brendshme.

Sipas vendimit qeveria do të japë shpërblim financiar në masën prej 269 120 lekësh për 2 750 punonjës të Policisë së Shtetit për angazhimin e shtuar në garantimin e rendit dhe të sigurisë publike.

Në buxhetin e Ministrisë së Punëve të Brendshme, në zërin “Shpenzime korrente” të programit buxhetor “Policia e Shtetit”, shtohet fondi prej 740 080 000 lekësh.

Efekti financiar, në shumën prej 740 080 000 lekësh, që rrjedh nga zbatimi i këtij vendimi, përballohet nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit, miratuar për vitin 2026.

Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit përcakton listën emërore të punonjësve të policisë përfitues bazuar në dokumentacionin justifikues dhe kryen procedurat për dhënien e shpërblimit.

Për zbatimin e vendimit ngarkohen Ministria e Financave, Ministria e Punëve të Brendshme dhe Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.