KORREKT / SOT19 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Vedat Muriqi në formë të shkëlqyer, shtatë gola në tetë ndeshje me Fenerbahcen

Vedat Muriqi në formë të shkëlqyer, shtatë gola në tetë ndeshje me Fenerbahcen

Vedat Muriqi po kalon një periudhë shumë të mirë te Fenerbahçe, duke u shndërruar në njërin prej sulmuesve më produktivë të kampionatit turk këtë sezon.

Sulmuesi i Kosovës ka realizuar shtatë gola në tetë xhirot e para, duke përmirësuar dukshëm bilancin e tij krahasuar me edicionin e kaluar. Sipas mediumit turk “Sabah”, në të njëjtën fazë të sezonit të kaluar, prizrenasi kishte shënuar katër herë.

Paraqitjen më mbresëlënëse këtë edicion, Muriqi e pati ndaj Eyupsporit, kur realizoi katër gola në fitoren e thellë 8-0 të skuadrës së tij. Ai gjeti rrugën drejt rrjetës edhe në xhiron e fundit, në përballjen me Alanyasporin.

Forma e sulmuesit 32-vjeçar nuk është befasi, pasi edhe edicionin e kaluar shkëlqeu me Mallorcan, duke shënuar 23 gola. Tani ai po vazhdon me ritëm të lartë edhe në aventurën e tij te Fenerbahçe.

Përveç shtatë golave në kampionat, Muriqi ka regjistruar edhe dy asistime, ndërsa ka shënuar gjithashtu një gol në kualifikimet e Ligës së Kampionëve, duke konfirmuar rëndësinë e tij në repartin ofensiv. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.