KORREKT / SOT23 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Strategjia e re e arsimit deri në vitin 2035, do të përfshijë edhe sfidat e inteligjencës artificiale

Strategjia e re e arsimit deri në vitin 2035, do të përfshijë edhe sfidat e inteligjencës artificiale

Ka përfunduar bashkëbisedimi i shtatë mes Ministrisë së Arsimit dhe mësimdhënësve. Në strategjinë e hartuar dhjetëvjeçare 2035+ do të parashihen edhe sfidat që mund të sjellë inteligjenca artificiale.

Në shtatë takime me punëtorët e arsimit janë diskutuar çështje kyçe për reformën arsimore, nga fuqizimi i autonomisë së shkollave deri te zbatimi i provimit shtetëror për hyrjen në profesionin e mësimdhënësit.

“Po e dizajnojmë fazën e ardhshme të reformës në arsim, që në fokus do ta ketë rritjen e cilësisë, pra është epoka e cilësisë në arsim dhe na duhet mbështetja e të gjithëve, edhe mësimdhënësve, e shkollave, edhe prindërve, edhe komunave, dhe gjithë komunitetit, në mënyrë që arsimin ta kemi në zhvillim të përshpejtuar viteve të ardhshme dhe në dekadën e ardhshme”, tha Hajrulla Çeku,ministër i Arsimit

“Gjatë rrugëtimit të përbashkët dhe bazuar në respektin dhe besimin e ndërsjellë  mes MASH-it dhe SBASHKU-t do të vazhdojmë angazhimet për rritjen e vazhdueshme të cilësisë në arsim”, tha Rrahman Jasharaj, kryesindikalist i arsimit.

Në strategjinë e hartuar dhjetëvjeçare 2035+ do të parashihen edhe sfidat që mund të sjellë inteligjenca artificiale.

“Për të mos na sfidua duhet ta përdorim pra ne ta mbizotërojmë inteligjencën artificiale atë ta bëjmë pjesë të kontrolluar të sistemit tona arsimor që të t’i vjelim dobitë dhe të mirat e inteligjencës artificiale dhe të jemi te kujdesshëm në raport me dëmet potenciale që mund te sjellë në sistem”, tha Çeku.

Plani strategjikë arsimor 2035+ ka në fokus rritjen e cilësisë së arsimit për të gjithë sistemin në Kosovë.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.