Close Menu
    LEXO GJITHASHTU

    Kryetari i Dragashit: Ata që shfrytëzojnë LDK-në për interesa personale, herët a vonë do të përballen me pasoja

    January 11, 2026

    Dy persona arrestohen në Prizren, slumuan fizikisht një person brenda lokalit të tij

    January 11, 2026

    SMS mashtrues, gruaja nga Prishtina humb mijëra euro pasi përditësoi të dhënat bankare

    January 11, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    LEXO:
    • Kryetari i Dragashit: Ata që shfrytëzojnë LDK-në për interesa personale, herët a vonë do të përballen me pasoja
    • Dy persona arrestohen në Prizren, slumuan fizikisht një person brenda lokalit të tij
    • SMS mashtrues, gruaja nga Prishtina humb mijëra euro pasi përditësoi të dhënat bankare
    • Spurs mposhtin Bostonin, shpërthen Charlotte ndaj Utah
    • SHBA-të u bëjnë thirrje qytetarëve të tyre të largohen nga Venezuela pas raportimeve se paraushtarakë të armatosur po përpiqen ‘të gjurmojnë’ qytetarët amerikanë
    • Përplasje që përfundoi në rrëzim, grindje e ashpër mes Albës dhe Bia-s në dhomën e gjumit
    • Rosenior me lëvdata për lojtarët e Chelseat, ka disa fjalë edhe për Enzo Marescan
    • Përmbytje nga shiu dhe bllokime nga bora – situata problematike në Shkodër, Durrës dhe Gjirokastër
    • Rreth nesh
    • Na kontaktoni
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Korrekt PressKorrekt Press
    Na ndiqni
    Sunday, January 11
    • Ballina
    • Zgjedhjet
      • Zgjedhjet parlamentare
      • Zgjedhjet e jashtëzakonshme
      • Zgjedhjet e 28 dhjetorit
      • Zgjedhjet parlamentare 2025
    • Moti
      • Moti në kosovë
    Korrekt PressKorrekt Press
    Home » Strategji ka por dhuna në familje vazhdon, pse po dështon parandalimi në Kosovë?

    Strategji ka por dhuna në familje vazhdon, pse po dështon parandalimi në Kosovë?

    korrektpressBy korrektpressJanuary 10, 2026 LEXO 6 Mins Read
    Strategji ka por dhuna në familje vazhdon, pse po dështon parandalimi në Kosovë?
    Strategji ka por dhuna në familje vazhdon, pse po dështon parandalimi në Kosovë?
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Dhuna në familje vazhdoi të mbetet një problem shqetësues në Kosovë gjatë vitit 2025, me raste të shumta të raportuara çdo ditë. Sipas të dhënave të Policisë së Kosovës, nga muaji janar deri në tetor janë evidentuar mbi 2 mijë e 400 raste të dhunës në familje, ku pjesa më e madhe e viktimave janë gra.

    Edhe pse janë ndërmarrë masa ligjore, duke hartuar strategji shtetërore, ku edhe funksionon monitorimi elektronik i urdhrave mbrojtës, institucionet dhe shoqëria civile vlerësojnë se duhet më shumë angazhim për parandalimin e dhunës, rritjen e sigurisë për viktimat dhe forcimin e mekanizmave mbrojtës.

    Sipas të dhënave të Policisë së Kosovës, gjatë 10 muajve të vitit 2025 janë raportuar 2 mijë e 429 raste të dhunës në familje, me gjithsej 2 mijë e 424 viktima, prej të cilave 1 mijë e 897 ishin gra dhe 527 meshkuj. Gjatë kësaj periudhe ndodhën dy vrasje si pasojë e dhunës në familje, ku viktimat ishin një grua dhe dy meshkuj.

    Po ashtu, Policia njofton se nga fillimi i vitit 2025, kur nisi edhe zbatimi i sistemit të monitorimit elektronik, janë vendosur gjithsej 66 hallka elektronike për mbikëqyrjen e urdhrave mbrojtës.

    “Deri më tani janë vendosur gjithsej 66 hallka elektronike, ndërsa aktualisht janë monitorim 37 urdhra mbrojtës”, thuhet në përgjigjen e PK-së.

    Avokati i Popullit, Naim Qelaj, thekson se numri i rasteve të dhunës në familje mbetet shqetësues dhe kërkon trajtim të veçantë.

    Ai thotë për KosovaPress, se ndonëse Kosova ka strategji kombëtare për parandalimin e dhunës, efektiviteti i saj nuk ka qenë i mjaftueshëm, ndërsa problemi kryesor qëndron te vetëdija e popullatës dhe edukimi i hershëm i gjeneratave të reja.

    “Shqetësues mbete numri i madh i rasteve të dhunës në familje ajo q konsiderohet si prezencë e dhunës në familje në familjet tona natyrisht do trajtim të veçantë. Kemi strategji kombëtare për parandalimin e dhunës në familje, por sa duket nuk arritur të jap efektin e mjaftueshëm…Problematika qëndron tek ngritja e vetëdijes së përgjighshme të popullatës duhet më bë më shumë qysh në edukimin e hershëm të gjeneratave të reja….Fatmirësisht ka pas rënie të rasteve me fatalitet këtë vit, kanë disa që vërtet kanë qenë tepër shqetësuese kur i kemi 2-3 raste të vrasjeve brenda një viti, po besoj se kjo është e rezultati punës së mirë që po e bëjnë edhe segmentet e shoqërisë…megjithatë nga statistikat që ne kemi pranuar, vërehet që vazhdon të jetë një numër shumë i madh i rasteve të dhunës në familje kjo përderisa e ka anën e vetë të mirë se është ngritur vetëdija për t’i raportuar rastet, është rritur besimi tek institucionet, është shenj shumë shqetësuese sepse ne nuk kemi arritur me bë mjaftueshëm që me parandaluar këtë dukuri”, thotë Qelaj.

    Ndërkaq, këshilltarja politike në ministrinë e Drejtësisë, Vlora Limani-Hajnuni beson se strategjia për parandalimin e dhunës në familje është zbatuar në masë të madhe.

    Megjithatë, ajo pranon se ekzistojnë mangësi në implementim, veçanërisht në Qendrat për Punë Sociale, ku kapaciteti njerëzor është më i ulët se sa duhet.

    “Unë mendoj që strategjia është hartuar dhe ka qenë e drejtë koha kur është hartuar dhe parametrat tanë thonë që strategjia është zbatuar në një masë shumë të madhe. Natyrisht ka defekte aty-këtu në kuptimin e implementimit të kësaj strategjie, në veçanti në Qendrat për Punë Sociale atje ku kapaciteti i tyre human është më i vogël sesa që do të duhej të ishte. Por kjo është çështje e cila iu takon komunave, sepse Qendrat për Punë Sociale janë institucione të komunave… Unë mendoj që ka arritje të dukshme, natyrisht nuk janë të mjaftueshme si me thënë, por janë arritje të dukshme të cilat edhe e kanë sensibilizuar opinionin, por edhe e kanë sensibilizuar edhe vetë viktimën në këtë rast, sepse ka pasur plot viktima që ndoshta edhe nuk e kanë raportuar, kanë jetuar në dhunë por nuk e kanë raportuar”, deklaroi Hamiti.

    E Besarta Breznica nga Rrjeti i Grave të Kosovës thekson se dhuna në familje është shumë më e përhapur sesa tregojnë shifrat zyrtare.

    Ajo kritikon dështimet e zinxhirit institucional, nga policia deri te gjykatat, duke theksuar mungesën e vlerësimit të rrezikut, mbledhjen e pamjaftueshme të provave dhe dënimet e lehta ndaj dhunuesve.

    “Puna jonë në terren tregon që rastet e dhunës janë shumë më të larta sesa ato që raportohen. Përveç kësaj puna jonë me rastet e dhunës në familje na tregon që kur një viktimë vendos me raportua dhunën ajo ka qenë duke jetuar për vite të tëra në ambiente abuzive. Asnjëherë nuk mund të merren të sakta rastet e raportuar sepse ka raste të dhunës edhe më shumë…. Është zinxhir i tërë i hallkës institucionale që dështon në trajtim të rasteve të dhunës në baza gjinore specifikisht në rastet e dhunës në familjes duke filluar prej policisë e duke mbaruar në gjykata. Vlen të përmendet që policia dështon ende me bë vlerësim të rrezikut përveç kësaj prokuroria dështon me mbledh provat relevante për të dënuar dhunën në familje. Padyshim që edhe gjykatat vendosin dënime minimale në rastet e dhunës në familje. Kemi shumë raste që janë dënuar vetëm me gjobë apo janë liruar me kusht”, tha ajo.

    Sociologu Genc Xërxa vlerëson se dhuna ndaj grave mbetet një problem serioz shoqëror, i ndikuar nga mentaliteti patriarkal, pabarazia gjinore dhe dominimi ekonomik i burrave.

    “Kohëve të fundit ka një ekspansion apo një rritje, bëhet për arsye të ndryshme. Njëra mundet me qenë biologjike, duke ditur që gruaja është më e brishtë, më e dobët, ana burri apo ana maskuline e përdor forcën për ta dominuar, zotëruar, sidomos në qoftë se kemi në këto rrethana apo kontekstin tonë kulturor patriarkal, atëherë kjo në njëfarë forme justifikohet nga konditat, zakonet e prapambetura të kohëve të vjetra të cilat nuk përkojnë me realitetin e sotëm dhe kështu kemi një përplasje të sistemit të vlerave ku gruaja dëshiron që të jetë vendimmarrëse në shtëpi, pastaj gjithashtu duhet të jetë edhe në publik, të jetë e barabartë brenda familjes, gjithashtu të jetë e barabartë në hapësirat publike, sidomos në vendimmarrje edhe në punësim, që të pohohet, edukohet, të arsimohet edhe të jetë e barabartë si pjesëtare e shoqërisë, si pjesë e vlefshme e shoqërisë. Në qoftë se këto të gjitha mungojnë edhe mbizotëron bota e burrave, atëherë ne kemi problematika të tjera të jo barazisë, ku burri me gjithë dominancën e vet ekonomike, në pamundësi të pavarësisë ekonomike të gruas mund ta disponojë, t’u ushtrojë pastaj presione të ndryshme psikologjik, e të cilat ndeshur me raste nga problematikat e ndryshme familjare, socio-ekonomike mund të shfaqet edhe në dhunë”, deklaroi Xërxa.

    Sipas të dhënave të Agjencisë për Ndihmë Juridike Falas, në kuadër të Ministrisë së Drejtësisë, gjatë periudhës janar–nëntor 2025, nga lëmia penale për dhunë në familje, ndihmë juridike falas kanë përfituar gjithsej 59 qytetarë, prej të cilëve 40 ishin gra dhe 19 burra, ndërsa për këto raste janë ndërmarrë 60 veprime juridike.

    Ndërkohë, nga lëmia civile, në rastet e dhunës në familje, ndihmë juridike falas kanë përfituar 121 qytetarë, prej tyre 101 gra dhe 20 burra, për të cilët janë realizuar 202 veprime juridike.

    Të dhënat e Policisë së Kosovës tregojnë se gjatë vitit 2024 janë raportuar 2 mijë e 959 raste të dhunës në familje, ndërsa në vitin 2023 ishin raportuar 2 mijë 639 raste.

    TË TJERA

    SHBA-të u bëjnë thirrje qytetarëve të tyre të largohen nga Venezuela pas raportimeve se paraushtarakë të armatosur po përpiqen ‘të gjurmojnë’ qytetarët amerikanë

    Seriali “Black Mirror” po vjen me një sezon të ri – çfarë na pret në historitë e reja distopiane?

    Aksident trafiku në Prishtinë, dy persona të lënduar

    Abdixhiku: Mercenarët u lajmëruan vetë, s’lejojmë sulmet e paguara të depërtojnë në LDK

    26 vjet pritje dhe dhimbje, familjet e të pagjeturve ende pa përgjigje për fatin e më të dashurve

    ​Rruga Prishtinë – Ferizaj vazhdon të jetë e bllokuar, Durmishi me apel për vozitësit

    Rriten nivelet e lumenjve në Shqipëri, përmbytje tokash e rrëshqitje dherash

    LEXO GJITHASHTU

    Kryetari i Dragashit: Ata që shfrytëzojnë LDK-në për interesa personale, herët a vonë do të përballen me pasoja

    January 11, 2026

    Dy persona arrestohen në Prizren, slumuan fizikisht një person brenda lokalit të tij

    January 11, 2026

    SMS mashtrues, gruaja nga Prishtina humb mijëra euro pasi përditësoi të dhënat bankare

    January 11, 2026

    Spurs mposhtin Bostonin, shpërthen Charlotte ndaj Utah

    January 11, 2026
    TË TJERA

    SHBA-të u bëjnë thirrje qytetarëve të tyre të largohen nga Venezuela pas raportimeve se paraushtarakë të armatosur po përpiqen ‘të gjurmojnë’ qytetarët amerikanë

    January 11, 2026

    Përplasje që përfundoi në rrëzim, grindje e ashpër mes Albës dhe Bia-s në dhomën e gjumit

    January 11, 2026

    Rosenior me lëvdata për lojtarët e Chelseat, ka disa fjalë edhe për Enzo Marescan

    January 11, 2026
    Facebook X (Twitter) TikTok Instagram YouTube

    LAJME

    • Zgjedhjet
    • BB VIP Kosova
    • BB VIP Albania
    • Moti në Kosovë
    • Moti në Shqipëri

    SPORTI

    • La Liga
    • Premier League
    • Serie A
    • Ligue 1
    • Superliga e Kosovës
    • Supeerliga e Turqisë

    TË TJERA

    • Lajme
    • Policia e Kosovës
    • Prishtina
    • Bashkimi Evropian
    • Inteligjenca Artificiale

    Subscribe për të gjitha lajmet

    Merrni lajmet i pari

    © 2026 Korrekt Press.
    • Privacy Policy
    • Terms
    • Accessibility

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.