KORREKT / SOT5 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Showbiz

Stine lë shtëpinë e Big Brother VIP Albania

Stine lë shtëpinë e Big Brother VIP Albania

Stine ka vendosur të ndërpresë rrugëtimin e tij në Big Brother VIP Albania.

Në nisje të spektaklit, ky vendim u kumtua nga vetë këngëtari, i cili pohoi se dëshiron të largohet nga shtëpia për t’u tërhequr përfundimisht nga gara për çmimin e madh.

“E kam thënë disa herë arsyen. Mendoj se nuk kam më arsye që të rri këtu. Atë arsye që kisha kur hyra nuk e kam më. Arsyeja ka qenë që thjesht të luaj, tani më ka ik dëshira e lojës. Jam në vendin e gabuar, kështu që vendosa të dal”, ka deklaruar ai.

“U mundova të ambientohem, por është e pamundur. Është e gjitha me veten time, s’ka lidhje me askënd”.

“Big Brotheri im është koha që do të kalojë kohën me familjen time, me vajzën time”, ka potencuar ai mes tjerash.

Vendimi i tij ishte përfundimtar dhe ai nuk vendosi që të vazhdojë më rrugëtimin e tij në këtë garë, duke e përmbyllur kapitullin në spektakël këtu.

Ai ka qenë një lojtar i cili i dha tejet dinamikë edicionit të pestë të Big Brother VIP Albania.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.