KORREKT / SOT5 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Moti

Speleologët shqiptarë eksplorojnë shpellën “Tinari Gjegjs”, zbresin deri në 140 metra thellësi

Speleologët shqiptarë eksplorojnë shpellën “Tinari Gjegjs”, zbresin deri në 140 metra thellësi

Shoqata Speleologjike Shqiptare ka realizuar një eksplorim të ri në botën e nëndheshme të Shqipërisë, duke zbuluar dhe dokumentuar hapësira të reja në shpellën e njohur nga banorët lokalë si “Tinari Gjegjs”.

Sipas njoftimit të shoqatës, bëhet fjalë për një shpellë tërësisht vertikale, eksplorimi i së cilës kërkoi disa zbritje teknike, me thellësi që varionin nga 15 deri në 40 metra.

Pas disa zbritjeve të njëpasnjëshme, ekipi arriti në një hapësirë më të madhe, pothuajse rrethore, me diametër rreth tetë metra. Eksplorimi vazhdoi përmes kalimeve horizontale, ngjitjeve dhe një zbritjeje përfundimtare.

Gjatë këtij eksplorimi, speleologët përshkuan një gjatësi vertikale të përgjithshme prej rreth 130 deri në 140 metrash.

Shoqata bëri të ditur se kushtet brenda shpellës karakterizoheshin nga lagështia e lartë dhe temperaturat e ulëta, ndërsa në të jetojnë edhe lakuriqë nate dhe lloje të ndryshme insektesh.

Sipas shoqatës, eksplorime të tilla kanë rëndësi për zgjerimin e njohurive mbi trashëgiminë speleologjike të Shqipërisë, dokumentimin e formacioneve të panjohura dhe studimin e botës së nëndheshme./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.