KORREKT / SOT25 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Ekonomi

Stine dhe Sabina Mete, banorët e fundit që hyjnë në BBVA 5

Stine dhe Sabina Mete, banorët e fundit që hyjnë në BBVA 5

Banorët e fundit që do t’i bashkohen shtëpisë së BBVA 5 janë këngëtari Stine dhe gazetarja Sabina Mete, dy figura të njohura në skenën shqiptare.

Ernesti, i njohur me emrin e artit Stine, është fituesi i edicionit të parë të Top Fest dhe një nga kantautorët më të spikatur në trevat shqiptare. Ai ka tre motra dhe një vëlla që jeton në Gjermani.

Që nga fëmijëria, Stine ka treguar pasion për muzikën dhe kërcimin, duke dhënë edhe mësime hip hopi në shkolla private. Karriera e tij muzikore u zhvillua edhe në Gjermani, ku fitoi disa çmime, ndërsa më 2004 u shpall fitues i Top Fest.

Aktualisht është i martuar me një vajzë dhe jeton në Tiranë, ku ka studion e tij Stine Records, e cila ka prodhuar shumë hite dhe ka nxjerrë talente të reja. Ai përshkruhet si person i qetë, që rrallë humb kontrollin.

Banorja tjetër e fundit që iu bashkua BBVA 5 është Sabina Mete, gazetare sportive dhe prezantuese televizive e njohur.

Ajo ka raportuar nga terreni dhe ka dhënë transmetime live e analiza të shumta nga ngjarje sportive, veçanërisht ndeshje futbolli.

Sabina deklaroi se hyn në shtëpi e qetë dhe single, duke pranuar pasiguritë personale dhe perceptimin ndaj vetes, por gjithmonë me profesionalizëm dhe prezencë të fortë.

Prania e dyshes premton të shtojë dinamika të reja, debate, dhe momente emocionale në këtë edicion të BBVA 5. /Telegrafi/

– YouTube www.youtube.com

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.