Një person është arrestuar në Gjakovë, pasi dyshohet se nuk e ka respektuar urdhrin mbrojtës të shqiptuar nga gjykata, i cili ia ndalonte afrimin ndaj bashkëshortes së tij brenda perimetrit të caktuar.
Sipas informacioneve zyrtare, rasti ka ndodhur më 19 tetor, rreth orës 16:00, transmeton Klankosova.tv.
Pas arrestimit, me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Burimi: klankosova.tv ↗

