KORREKT / SOT20 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Teknologji

Partia e djathtë gjermane AfD goditet nga një sulm i madh kibernetik

Partia e djathtë gjermane AfD goditet nga një sulm i madh kibernetik

Partia e djathtë gjermane Alternativa për Gjermaninë (AfD) është shënjestruar nga një sulm i madh kibernetik, i cili dyshohet se ka ekspozuar qindra mijëra email-e, raportuan sot mediat vendase.

Sipas AfD-së, gjatë një sulmi nga hakerët dyshohet se janë vjedhur të dhëna nga llogaritë e email-it të partisë.

“Në shtator të vitit 2026 ndodhi një sulm kibernetik ndaj një ofruesi të shërbimeve të hostimit që përdoret nga partia jonë, gjatë të cilit duket se janë kopjuar në mënyrë të paligjshme pjesë të disa llogarive të email-it, shumica e të cilave nuk ishin përdorur prej vitesh”, tha partia për të përditshmen gjermane “Bild”.

Sipas raportimeve, llogaritë aktuale të email-it të shoqatës federale të partisë nuk janë prekur.

Persona të paidentifikuar pretenduan se kanë publikuar në internet rreth 421.179 email-e të partisë, megjithëse autenticiteti i të dhënave mbetet i paqartë.

Ata pretenduan se informacionet vinin nga 10 llogari email-i, përfshirë një të regjistruar në emër të ish-kreut të partisë, Alexander Gauland.

Një llogari tjetër ishte përdorur më parë nga partia si adresë kontakti për selinë e saj federale.

Partia tha se sulmi kibernetik u zbulua dhe u ndalua shpejt ndërsa të gjithë përdoruesit u informuan.

“Publikimi në internet, me sa duket i një pjese të këtyre të dhënave, që tashmë ka ndodhur, po shqyrtohet aktualisht”, tha partia. /AA/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.