Një punëtor i sigurimit përdori një sprej për të larguar një gjarpër i cili pasditen e së enjtes kishte hyrë në një market në Shupkovc të Mitrovicës.
Mirëpo nga spreji pësuan dy punëtore të marketit të cilat kërkuan ndihmë mjekësor në Spitalin e Përgjithshëm të Mitrovicës.
Zëdhënësi i Spitalit të Përgjithshëm të Mitrovicës, Shpend Fazliu në një prononcim për Telegrafin ka konfirmuar se dy gra kanë marr trajtim në spital dhe të njëjta janë liruar.
“Rreth orës 18:00. Janë liruar menjëherë. Pasi kanë marrë ndihmë mjekësore emergjente”, ka thënë Fazliu.
Ndërkaq, në raportin e Policisë bëhet e ditur se rasti është cilësuar se “Mbajtje në pronësi kontroll apo posedim i pa autorizuar i armës dhe shkaktim i rrezikut të përgjithshëm:.
“Mitrovicë Jug. 07.05.2026-18:10. Lidhur me rastin e lartcekur, si pasojë e përdorimit të sprejit nga i dyshuari mashkull kosovar, ndihmë mjekësore kanë pranuar dy viktimat femra kosovare. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit lirohet në procedurë të rregullt”, thuhet në raport. /Telegrafi/