KORREKT / SOT15 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Hoti i përgjigjet Kadrijajt për Ligjin e Vlerave të Luftës: Për 27 vjet s’u bë, tani po kërkoni llogari për 10 muaj

Hoti i përgjigjet Kadrijajt për Ligjin e Vlerave të Luftës: Për 27 vjet s’u bë, tani po kërkoni llogari për 10 muaj

Ministri për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare, Andin Hoti, i është përgjigjur deputetes së AAK-së, Time Kadrijaj, lidhur me afatin e paraparë për hartimin e Ligjit për Vlerat e Luftës Çlirimtare, duke thënë se Kosovës i është dashur të presë më shumë se 27 vjet nga përfundimi i luftës pa pasur një ligj të tillë.

Gjatë një seance në Kuvendin e Kosovës, Hoti ka theksuar se hartimi i këtij ligji është çështje jashtëzakonisht e rëndësishme për Qeverinë dhe se puna për të do të vazhdojë pa u kufizuar nga muajt e pushimeve.

Duke iu përgjigjur Kadrijajt, e cila kishte ngritur çështjen e afatit prej dhjetë muajsh të paraparë në programin legjislativ, Hoti ka thënë se nuk duhet të kërkohet llogari për këtë afat pa u marrë parasysh koha e gjatë që ka kaluar pa u miratuar një ligj i tillë.

“Kanë kaluar më shumë se 27 vjet e pesë muaj që nga përfundimi i luftës çlirimtare dhe ne ende nuk kemi një ligj të tillë. Ju sot po kërkoni llogari prej meje pse e kam futur në programin legjislativ në një afat prej dhjetë muajsh”, ka deklaruar Hoti.

Ai ka theksuar se deputetët kanë të drejtë të ndërmarrin nisma legjislative, duke shtuar se nuk dëshiron të hyjë në diskutime se përse kjo çështje nuk është përmbyllur më herët.

“Mos e ktheni në sulm politik një proces që më në fund e kemi nisur shumë seriozisht dhe që synon të përfundojë me një ligj të mirëfilltë për vlerat tona çlirimtare”, ka thënë Hoti.

Ministri ka deklaruar se Qeveria do të vazhdojë punën edhe gjatë muajit gusht dhe në çdo muaj tjetër kalendarik, duke theksuar se për këtë çështje nuk do të ketë ndërprerje të angazhimit.

Në fjalën e tij, Hoti ka përmendur edhe institucionet dhe mekanizmat që, sipas tij, janë krijuar gjatë kësaj qeverisjeje, përfshirë institucionin për hetimin e krimeve të luftës dhe Ministrinë për Vlerat e Luftës Çlirimtare.

Ai ka thënë se synimi është që procesi të përmbyllet me një ligj të mirëfilltë që i trajton vlerat e luftës çlirimtare. /Lajmi.net/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.