Close Menu
    LEXO GJITHASHTU

    Kosova e përkushtuar për dialog konstruktiv, Kurti kërkon tërheqjen e letrës nga Bërnabiq dhe dorëzimin e Radoiçiqit

    January 15, 2026

    Kryetari i Hanit të Elezit përkujton viktimat e Masakrës së Reçakut

    January 15, 2026

    “Për një Maqedoni më të pastër” dorëzon peticion në qeveri, kërkon që të ketë gjoba për hedhjen e mbeturinave nëpërmjet “Safe City”

    January 15, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    LEXO:
    • Kosova e përkushtuar për dialog konstruktiv, Kurti kërkon tërheqjen e letrës nga Bërnabiq dhe dorëzimin e Radoiçiqit
    • Kryetari i Hanit të Elezit përkujton viktimat e Masakrës së Reçakut
    • “Për një Maqedoni më të pastër” dorëzon peticion në qeveri, kërkon që të ketë gjoba për hedhjen e mbeturinave nëpërmjet “Safe City”
    • Real Madridi po e konsideron ta zëvendësojë Vinicius me yllin e Arsenalit
    • Policia e Kosovës kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin e një personi të dyshuar
    • Qytetarët dorëzojnë në polici mbi 10 mijë euro të gjetura në një lokal në Pejë
    • Dolce dhe Limi nuk përmbahen, shkëmbejnë puthje të zjarrtë plot afsh në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova 4
    • Ambasada e SHBA-së në Tiranë njoftim zyrtar për pezullimin e vizave
    • Rreth nesh
    • Na kontaktoni
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Korrekt PressKorrekt Press
    Na ndiqni
    Thursday, January 15
    • Ballina
    • Zgjedhjet
      • Zgjedhjet parlamentare
      • Zgjedhjet e jashtëzakonshme
      • Zgjedhjet e 28 dhjetorit
      • Zgjedhjet parlamentare 2025
    • Moti
      • Moti në kosovë
    Korrekt PressKorrekt Press
    Home » Spiropali pas vendimit të SHBA për vizat: Nuk janë bllokuar lëvizjet dhe udhëtimet për shqiptarët

    Spiropali pas vendimit të SHBA për vizat: Nuk janë bllokuar lëvizjet dhe udhëtimet për shqiptarët

    korrektpressBy korrektpressJanuary 15, 2026 Elisa spiropali 2 Mins Read
    Spiropali pas vendimit të SHBA për vizat: Nuk janë bllokuar lëvizjet dhe udhëtimet për shqiptarët
    Spiropali pas vendimit të SHBA për vizat: Nuk janë bllokuar lëvizjet dhe udhëtimet për shqiptarët
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Ministrja e Punëve të Jashtme, Elisa Spiropali ka shpjeguar lidhur me vendimin e DASH për bllokimin e vizave për 75 vende, përfshirë Shqipërinë.

    Sipas Spiropalit, SHBA nuk ka bllokuar lëvizjet dhe udhëtimin e shqiptarëve, por ka ndryshuar politika e imigracionit për lejet e qëndrimit.

    Ajo akuzoi opozitën se po mundohet të nxijë Shqipërinë, ndërkohë që vendi ynë siç tha “sot respektohet e çmohet kudo dhe është më aktiv se kurrë”, raporton euronews.al.

    “Ndërkohë që Shqipëria sot respektohet e çmohet kudo dhe është më aktive se kurrë, disa të udhëhumbur në Tiranë kanë vënë kujën se SHBA-të, sipas tyre, kanë ngrirë dhe bllokuar vizat për shqiptarët.

    Fabula e tyre e çartur shkon aq larg, sa deklarojnë se partnerët tanë historikë dhe strategjikë, e kanë futur Shqipërinë në listën e zezë. E paimagjinueshme!

    Në fakt, të dyja këto, janë fund e krye trillime politike. E vërteta është se vendimi i fundit i SHBA-ve nuk ka bllokuar lëvizjen dhe udhëtimin e qytetarëve shqiptarë drejt SHBA-ve. Kurrsesi! Nuk janë bllokuar as vizat për qëllime turistike, studentët, biznesi, vizita te familjarët apo evente të lidhura me punën.

    Askush nuk ndalohet të udhëtojë dhe të vizitojë si turist, student, qytetar apo edhe zyrtar, por rregullat e Qëndrimit në SHBA do të ndryshojnë në linjë me politikën e tyre të imigracionit.

    Pra, nuk bëhet fjalë për një vendim që targeton Shqipërinë, por për një rishqyrtim lidhur me procesimin e vizave për qëllime imigrimi në SHBA për 75 vende, përfshirë 5 vende të Ballkanit Perëndimor.

    Departamenti Amerikan i Shtetit njoftoi se do të pezullohet përpunimi i vizave të imigracionit deri në rishikim zyrtar, dhe ky vendim vjen si pjesë e masave të administratës amerikane për të kufizuar abuzimet me avantazhet që ofron sistemi amerikan i migracionit.

    Pra, shkurt dhe thjesht, vendimi nuk ka të bëjë asgjëkundi me fabrikime nga më të çuditshmet për nongrata imagjinare mbi Shqipërinë dhe shqiptarët.

    Përtej gjithë kësaj tymnaje, një e vërtetë e madhe është e qartë si drita e diellit: Shqipëria ka qenë dhe mbetet aleati dhe partneri strategjik i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, vend mik me të cilin na bashkon një rrugë e gjatë dhe e pandashme vlerash dhe qëllimesh”.

    TË TJERA

    Ambasada e SHBA-së në Tiranë njoftim zyrtar për pezullimin e vizave

    Ministri i Jashtëm i Iranit thotë se ‘nuk ka plane për të varur protestuesit’, i kërkon Trumpit ‘të mos e përsërisë gabimin e qershorit’

    SHBA-të kanë filluar zyrtarisht shitjen e naftës venezuelase

    Misioni ushtarak evropian do të fillojë në Grenlandë

    Danimarka paralajmëron për ‘mosmarrëveshje themelore’ pas bisedimeve të Shtëpisë së Bardhë për Grenlandën

    Trump thotë se Zelensky, jo Putin – po pengon një marrëveshje paqeje në Ukrainë

    Rockstar Games ndalon misionet në GTA Online që lidhen me atentatin ndaj Charlie Kirk

    LEXO GJITHASHTU

    Kosova e përkushtuar për dialog konstruktiv, Kurti kërkon tërheqjen e letrës nga Bërnabiq dhe dorëzimin e Radoiçiqit

    January 15, 2026

    Kryetari i Hanit të Elezit përkujton viktimat e Masakrës së Reçakut

    January 15, 2026

    “Për një Maqedoni më të pastër” dorëzon peticion në qeveri, kërkon që të ketë gjoba për hedhjen e mbeturinave nëpërmjet “Safe City”

    January 15, 2026

    Real Madridi po e konsideron ta zëvendësojë Vinicius me yllin e Arsenalit

    January 15, 2026
    TË TJERA

    Policia e Kosovës kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin e një personi të dyshuar

    January 15, 2026

    Qytetarët dorëzojnë në polici mbi 10 mijë euro të gjetura në një lokal në Pejë

    January 15, 2026

    Dolce dhe Limi nuk përmbahen, shkëmbejnë puthje të zjarrtë plot afsh në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova 4

    January 15, 2026
    Facebook X (Twitter) TikTok Instagram YouTube

    LAJME

    • Zgjedhjet
    • BB VIP Kosova
    • BB VIP Albania
    • Moti në Kosovë
    • Moti në Shqipëri

    SPORTI

    • La Liga
    • Premier League
    • Serie A
    • Ligue 1
    • Superliga e Kosovës
    • Supeerliga e Turqisë

    TË TJERA

    • Lajme
    • Policia e Kosovës
    • Prishtina
    • Bashkimi Evropian
    • Inteligjenca Artificiale

    Subscribe për të gjitha lajmet

    Merrni lajmet i pari

    © 2026 Korrekt Press.
    • Privacy Policy
    • Terms
    • Accessibility

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.