Për herë të katërt radhazi, Prishtina do të jetë nikoqire e turneut ndërkombëtar të pingpongut “Prishtina Open 2026”, i cili do të mbahet nga 28 deri më 30 gusht 2026.
Edicioni i sivjetmë pritet të sjellë një pjesëmarrje të madhe, me mbi 300 pingpongistë që do të garojnë në kryeqytetin e Kosovës.
Turneu tashmë është shndërruar në një ngjarje të rëndësishme për pingpongun në Kosovë, duke ofruar mundësi për sportistët që të matin forcat me garues nga vende të ndryshme.
“Prishtina Open 2026” do të zhvillohet për tri ditë, nga 28 deri më 30 gusht, ndërsa aktiviteti është i regjistruar edhe në kalendarin e Unionit Evropian të Pingpongut (ETTU).
Ky organizim vjen si vazhdimësi e edicioneve të mëparshme, me synimin për ta promovuar pingpongun dhe për ta kthyer Prishtinën në një pikëtakim të sportistëve të këtij sporti nga rajoni dhe më gjerë.
Edicioni i katërt pritet të sjellë konkurrencë të fortë dhe spektakël për adhuruesit e pingpongut, ndërsa mbi 300 pjesëmarrësit do t’i japin turneut një dimension të veçantë ndërkombëtar./Telegrafi/
