KORREKT / SOT27 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Spanca pas vr*sjes së Arlinda Zekajt: Raporti evidentoi mangësi institucionale në trajtimin e rasteve të dhunës në familje

Spanca pas vr*sjes së Arlinda Zekajt: Raporti evidentoi mangësi institucionale në trajtimin e rasteve të dhunës në familje

Auditorja e Përgjithshme e Kosovës, Vlora Spanca, ka thënë se vr* sja e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, nga ish-kunati i saj, është thirrje urgjente për reflektim dhe llogaridhënie institucionale.

Përmes një postimi, Spanca ka rikthyer në vëmendje gjetjet e raportit të Zyrës Kombëtare të Auditimit (ZKA), i cili trajton efektivitetin e institucioneve në adresimin e rasteve të dhunës në familje gjatë periudhës 2020-2022.

Sipas saj, raporti kishte evidentuar mangësi në koordinimin ndërinstitucional, hetimin dhe monitorimin e urdhrave mbrojtës, si dhe në përfshirjen e mbrojtësve të viktimave, regjistrimin e rasteve dhe ofrimin e mbështetjes sociale e ekonomike.

Po ashtu, Spanca ka theksuar se ishin evidentuar vonesa në trajtimin gjyqësor dhe mungesë programesh për trajtimin e kryerësve të dhunës.

“Shpesh rekomandimet e auditimit shihen vetëm si mangësi procedurale, por ato lidhen drejtpërdrejt me aftësinë e sistemit për identifikimin e rreziqeve, reagimin në kohë dhe mbrojtjen e personave që kërkojnë ndihmë”, ka shkruar ajo.

Spanca ka kërkuar zbatimin urgjent të rekomandimeve të ZKA-së, me përgjegjësi dhe transparencë, duke vënë theksin te vlerësimi profesional i rrezikut në çdo rast të raportuar dhe koordinimi efektiv ndërmjet Policisë, Prokurorisë, Gjykatave, Zyrës për Mbrojtje dhe Ndihmë Viktimave dhe Qendrave për Punë Sociale.

Ajo ka theksuar gjithashtu rëndësinë e monitorimit të vazhdueshëm të urdhrave mbrojtës, trajtimit me prioritet të rasteve dhe ofrimit të mbështetjes së vazhdueshme për viktimat, përfshirë strehimin dhe ndihmën sociale e ekonomike.

“Çdo raportim për dhunë duhet të merret seriozisht, çdo paralajmërim për rrezik duhet të vlerësohet dhe çdo masë mbrojtëse duhet të zbatohet e monitorohet”, ka përfunduar Spanca. /Lajmi.net/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.