Më 12 nëntor, në Hotel Marriott Tirana, Business Reset 2026 vijon me më shumë energji e me dinamika të reja pas prezantimeve frymëzuese në Main Stage. Me mbarimin e drekës dhe networking-ut, nga ora 15:00 deri në 19:15, konferenca kalon në një fazë intensive pune praktike me nëntë workshope të shpërndara në tre salla paralele.
Nëse paraditja në Main Stage sjell idetë dhe përvojat, workshopet janë vendi ku këto ide kthehen në mjete, metoda dhe vendime që mund t’i zbatoni në kompaninë tuaj që të nesërmen. Pjesëmarrësit mund të zgjedhin nga një workshop për çdo slot kohor, duke e personalizuar agjendën sipas prioriteteve dhe nevojave të ekipit të tyre.
Agjenda e workshopeve sipas orareve
Ora: 15:00 – 16:25
●Salla 1 | Tech:
How to Adapt Odoo to Your Team’s Needs: From Hiring to Performance – Gentian Gjiknuri, String
Si të përshtatni Odoo me nevojat reale të ekipit, duke mbuluar të gjithë ciklin e punonjësit, nga punësimi deri te vlerësimi i performancës.
●Salla 2 | HR:
Your Personality at Work – Toby Lee, The Predictive Index
Zbulo profilin tënd profesional për të ndërtuar një hartë bashkëpunimi efektive me llojet e ndryshme të personaliteteve në punë.
●Salla 3 | Marketing:
How to Create Authentic Campaigns in the Age of AI – Jonida Këllezi, EasyPay
Si të krijoni fushata që transmetojnë autenticitet dhe lidhje njerëzore, duke shfrytëzuar njëkohësisht fuqinë e mjedisit dhe mjeteve të inteligjencës artificiale.
Slot 2: 16:30 – 17:55
●Salla 1 | HR:
Who Gets a Raise & Why? Building salary bands that are fair, competitive and sustainable – Dalina Gjiçali, EPPC
Si të ndërtoni një strukturë pagash të drejtë, konkurruese dhe të qëndrueshme, ku vendimet për rritjet bazohen në kritere të qarta dhe me objektivitet.
●Salla 2 | Marketing:
How to Build a Winning HR & Marketing Strategy for 2027 – Renato Civili, Gener 2
Një bashkim strategjik mes dy fushave kyçe: si të planifikoni për vitin 2027 një strategji ku HR dhe Marketingu punojnë në sinergji të plotë drejt të njëjtit qëllim.
●Salla 3 | Tech & Marketing:
Make AI Talk About Your Brand – Olga Grabocka, iDigitalise
Në fushatat e ndryshme të marketingut është shtuar një hallkë e re; Inteligjenca Artificiale. Ky workshop kryqëzon marketingun me teknologjinë, dhe si të sigurojmë përmendjen e brandit përmes tyre.
Slot 3: 18:00 – 19:15
●Salla 1 | Marketing:
Personal Branding: The Art of Authentic Self-Promotion – Jori Vila, Oz Marketing
Një sesion i dedikuar ndërtimit të brandit personal dhe promovimit autentik në mjedisin bashkëkohor të biznesit.
●Salla 2 | Tech:
How to Adapt Your ERP to Your Business Processes: Auditing, Integration, and Customization with Odoo – String
Integrimi i ERP-së nuk ka qenë kurrë më i thjeshtë dhe i personalizuar. Zbuloni më shumë rreth përshtatjes së këtij sistemi në rrjedhën tuaj të punës.
●Salla 3 | HR:
Recruitment Market Trends – Spartak Alibali, Deloitte
I njohur për ndërtimin e ekipeve me performancë të lartë, ky workshop do të jetë një sesion praktik mbi strategjitë e rekrutimit dhe çfarë i bën këto struktura ekosisteme që tërheqin profesionistët e të ardhmes.
19:15 & Më Tej
●After Hours Cocktail & Networking: Momenti i shumëpritur i ditës për të shkëmbyer përshtypjet, për të lidhur bashkëpunime të reja dhe për të bërë networking me folësit, partnerët dhe pjesëmarrësit e tjerë.
Gjatë gjithë ditës, Experience Zone ofron demo live, kënde partnerësh dhe networking.
Cili Workshop ju përshtatet më shumë?
Klikoni linkun businessreset.al/#tickets për të siguruar biletën tuaj dhe përzgjidhni deri në 3 workshop-e.

