Një grua në Viti është rrahur nga bashkëshorti dhe vëllai i saj, të cilët janë arrestuar nga Policia e Kosovës.
Sipas njoftimit të Policisë, thuhet se ngjarja ka ndodhur gjatë ditës së djeshme rreth orës 19:00, në Viti, raporton Zeri.info.
“Viti 26.10.2026 – 19:00. Është raportuar se bashkëshorti dhe vëllai i viktimës, kanë ushtruar dhunë fizike ndaj saj. Viktima ka marrë tretman mjekësor. Dy të dyshuarit janë arrestuar dhe me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në njofitmin e PK-së. /Zëri
Burimi: zeri.info ↗

