KORREKT / SOT23 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Spalletti kërkon një sulmues të ri në janar te Juventusi

Spalletti kërkon një sulmues të ri në janar te Juventusi

Juventusi pritet të jetë aktiv në afatin kalimtar të janarit, pasi trajneri Luciano Spalletti ka bërë të qartë se skuadra ka nevojë për një sulmues klasik, i cili do t’i japë më shumë alternativa repartit ofensiv.

Edhe pse bardhezinjtë kanë treguar se mund të funksionojnë mirë në sulm me Nick Woltemade dhe Randal Kolo Muanin, Spalletti beson se ekipit i mungon një qendërsulmues fizikisht i fuqishëm, i aftë të mbajë topin, të luajë me shpinë nga porta dhe të jetë vazhdimisht i rrezikshëm në zonën kundërshtare.

Pas fitores bindëse 4-0 ndaj Venezias, trajneri italian foli hapur për nevojën e përforcimit në këtë pozitë.

“Më duhet ende një sulmues. Duhet të jetë fizikisht i fortë, një nëntë klasike që mund të pozicionohet në qendër të zonës dhe të shpërndajë topat. Dikush me nëntë këmbë… Në futbollin modern një lojtar i tillë është i domosdoshëm. Kolo Muani mund të luajë në atë pozitë, por duhet ta kuptojë këtë. Na duhet një sulmues në janar”, deklaroi Spalletti.

telegrafi.com

Sipas raportimeve të mediave italiane, Juventusi tashmë ka identifikuar edhe profilet që i përshtaten kërkesave të trajnerit.

Një prej objektivave kryesorë është Alexander Sorloth i Atletico Madridit, të cilin klubi torinez ishte përpjekur ta transferonte edhe gjatë afatit kalimtar të verës. Interesimi për sulmuesin norvegjez është rikthyer dhe kontaktet për një transferim të mundshëm kanë rifilluar.

Një tjetër alternativë është Folarin Balogun i Monacos, por ky operacion konsiderohet shumë më i vështirë. Vlera e tij në treg llogaritet rreth 50 milionë euro, shumë që Juventusi aktualisht e ka të vështirë ta përballojë.

Për këtë arsye, drejtuesit e klubit mund të detyrohen të realizojnë edhe disa shitje përpara se të investojnë në përforcime të reja. Spalletti ka pranuar gjithashtu se skuadra ka shumë futbollistë në pozitat e krahëve, çka lë të hapur mundësinë e largimit të disa prej tyre në janar.

telegrafi.com

Në këtë kontekst përmendet edhe Edon Zhegrova, i cili deri më tani kryesisht është aktivizuar si alternativë nga banka rezervë. Megjithatë, largimi i përfaqësuesit të Kosovës nuk shihet si skenar i mundshëm, pasi Juventusi vazhdon të llogarisë në të.

Edhe situata e Kerim Alajbegoviqit nuk pritet të ndryshojë, pasi ai konsiderohet pjesë e rëndësishme e projektit të ardhshëm të klubit. Futbollisti 19-vjeçar, i cili iu bashkua Juventusit gjatë verës, ka krijuar pritshmëri të mëdha me paraqitjet e tij.

Juventusi, ndërkohë, duhet të marrë parasysh edhe kufizimet financiare, marrëveshjen me UEFA-n dhe parametrat ekonomikë të klubit. Kështu, për realizimin e dëshirave të Spallettit do të nevojitet një plan i kujdesshëm në afatin e janarit.

Një përforcim në qendër të sulmit mund të ndikojë edhe në statusin e Kolo Muanit, i cili do të ketë më shumë konkurrencë për një vend në formacion.

telegrafi.com

Pas triumfit ndaj Venezias, Juventusi do të përqendrohet në angazhimin e radhës evropian ndaj Omolucit, përpara një sfide të vështirë në Serie A kundër Comos. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.