KORREKT / SOT23 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Arteta konfirmon se Raya nuk ka nevojë për operacion

Arteta konfirmon se Raya nuk ka nevojë për operacion

Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta, ka konfirmuar se portieri David Raya nuk do t’i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale, pas dëmtimit që e detyroi të largohej nga fusha.

“Nuk ka nevojë për operacion, që ishte frika kryesore, sidomos sepse kjo do ta linte jashtë lojës për muaj me radhë”, ka thënë trajneri.

Lajmi vjen si lehtësim për “Topçinjtë”, pasi një operacion do të kishte nënkuptuar mungesë të gjatë të portierit spanjoll, i cili është një nga yjet kyç të skuadrës londineze këtë sezon shkruan Indeks Online.

Ende nuk dihet saktësisht sa kohë do të qëndrojë jashtë fushës Raya, por mungesa e tij pritet të jetë dukshëm më e shkurtër nga sa kishte frikë stafi teknik.

Raya u dëmtua të shtunën, në barazimin 2-2 të Arsenalit në udhëtim te Newcastle, dhe u detyrua të largohej nga loja. Pas ndeshjes, Arteta konfirmoi se portieri do t’i nënshtrohej skanimit MRI.

Kshtu portieri Raya do të mungojë në ndeshjen e Ligës së Kampionëve kundër Borussia Dortmundit të martën, ku pritet që Kepa Arrizabalaga ta zëvendësojë në portë. Sipas mediave angleze, spanjolli mund të jetë në gjendje të luajë kundër Manchester Cityt të dielën./IndeksOnline/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.