KORREKT / SOT23 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Mbretëria e Bashkuar, nikoqire e Botërorit për Femra 2035

Mbretëria e Bashkuar, nikoqire e Botërorit për Femra 2035

Anglia, Irlanda e Veriut, Skocia dhe Uellsi do të organizojnë së bashku Kupën e Botës për Femra në vitin 2035, ka konfirmuar FIFA.

Vendimi u mor në një mbledhje të posaçme të Kongresit të FIFA-së, ku kandidatura e përbashkët e katër vendeve ishte e vetmja në garë, shkruan BBC.

Në këtë turne pritet të marrin pjesë 48 kombëtare, të cilat do të zhvillojnë gjithsej 104 ndeshje gjatë 39 ditëve të garës.

Për organizimin e kampionatit janë propozuar 19 stadiume, prej të cilave 14 në Angli, dy në Skoci, dy në Uells dhe një në Irlandën e Veriut, transmeton Klankosova.tv.

Ky do të jetë Botërori i parë i futbollit që organizohet në Mbretërinë e Bashkuar që nga viti 1966, kur Anglia ishte nikoqire e Kampionatit Botëror për meshkuj.

Ndërkohë, FIFA ka miratuar edhe kandidaturën e përbashkët të Meksikës, Shteteve të Bashkuara, Kosta Rikës dhe Xhamajkës për organizimin e Botërorit për Femra 2031.

Në raportin e saj vlerësues, FIFA i ka dhënë kandidaturës së Mbretërisë së Bashkuar 4.3 nga pesë pikët e mundshme. Megjithatë, disa çështje që lidhen me tatimet, sigurinë dhe rendin publik mbeten për t'u zgjidhur para organizimit të turneut./Klankosova.tv.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.