KORREKT / SOT19 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Sopi me kritika për cilësinë e arsimit: Ka rënë masivisht, sot universiteti është tallje

Sopi me kritika për cilësinë e arsimit: Ka rënë masivisht, sot universiteti është tallje

Analisti Agim Sopi ka folur lidhur me protestat që po zhvillohen nga studentët dhe të rinjt në Shqipëri, derisa ka kritikuar gjendjen e arsimit në Kosovë dhe Shqipëri, duke thënë se degradimi i dijes dhe mosndërtimi i universiteteve cilësore pas luftës kanë pasur pasoja të rënda për shoqërinë shqiptare.

Sopi ka rikujtuar një deklaratë të tij nga periudha para luftës, kur ishte krijuar sistemi paralel i arsimit në Kosovë, duke thënë se kishte paralajmëruar se pasojat e këtij sistemi do të dëshmoheshin me kalimin e kohës.

“Kam pas deklaruar para luftës, atëherë kur patëm vendosur të krijojmë sistemin paralel të arsimit, se koha do ta dëshmojë që armiku më i madh i shqiptarëve do të dëshmohet arsimimi paralel dhe jo Slobodan Millosheviqi. Fatkeqësisht, sot jemi në atë gjendje. Ne jemi në vendin e fundit në botë për dije”, ka thënë Sopi në emisionin "Rubikon" në Klan Kosova.

Ai ka vlerësuar se cilësia e arsimit ka pësuar rënie të madhe dhe sipas tij, Kosova dhe Shqipëria nuk kanë arritur të ndërtojnë institucione universitare që prodhojnë dije dhe që janë në nivel me universitetet e botës, pavarësisht siç deklaroi, mbështetjes së ofruar nga shtetet perëndimore.

“Ne nuk kemi krijuar universitete të ngjashme me botën dhe kemi pasur dyert e hapura, kemi pasur mbështetje të jashtëzakonshme të shteteve perëndimore për të na ndihmuar në atë drejtim. Madje kanë sjellë edhe ekspertë të kalibrit botëror të asaj fushe, por ne i kemi refuzuar”, është shprehur ai.

Sopi ka kritikuar edhe ndikimin politik në institucionet e arsimit të lartë, duke thënë se universitetet janë shndërruar në struktura që u shërbejnë interesave të ndryshme politike, në vend që të jenë qendra të dijes.

“Cilësia e arsimit ka rënë, nuk është ngritur, ka rënë masivisht. Sot universiteti është tallje, universiteti është grupe të interesave të ndryshme të cilat mbijetojnë dhe u bëhen telall partive politike që i kanë instaluar nëpër universitete. Universiteti i Kosovës dhe Universiteti i Shqipërisë sot nuk ofrojnë dije”, ka deklaruar Sopi në "Rubikon".

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.