KORREKT / SOT9 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Kulture

Sokol Haliti viziton arbëreshët në Kalabri, njihet nga afër me historinë dhe traditat shekullore

Sokol Haliti viziton arbëreshët në Kalabri, njihet nga afër me historinë dhe traditat shekullore

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, gjatë qëndrimit në San Cosmo Albanese të Kalabrisë në Itali, ka zhvilluar një vizitë kulturore për t’u njohur nga afër me historinë, traditat dhe trashëgiminë e komunitetit arbëresh.

Gjatë vizitës, Haliti u njoh me përpjekjet e arbëreshëve për ruajtjen e gjuhës shqipe, besimit dhe zakoneve shqiptare, të cilat janë përcjellë brez pas brezi ndër shekuj, pavarësisht largësisë nga trojet shqiptare.

Ai vlerësoi trashëgiminë arbëreshe si një pasuri të përbashkët kulturore, duke theksuar rëndësinë e ruajtjes së identitetit kombëtar dhe forcimit të lidhjeve ndërmjet komuniteteve përmes shkëmbimeve dhe bashkëpunimit kulturor, shkruan Telegrafi.

Me këtë rast, kryetari Haliti falënderoi kryetarin e Bashkisë së San Cosmo Albanese, Damiano Baffa, si dhe nikoqirët për mikpritjen dhe mundësinë për të njohur më nga afër historinë dhe vlerat e këtij komuniteti shqiptar në Itali./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.