Një person është arrestuar në Gjakovë nën dyshimin për dhunë ndaj bashkëshortes.
Sipas raportit 24 orësh të Policisë, viktima ka refuzuar strehimin dhe ka thënë se ndjehet e sigurt në banesën e saj.
“Gjakovë / 08.11.2026 – 11:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprën e lartcekur ndaj viktimës femër kosovare. Viktima nuk ka lëndime dhe ka refuzuar strehimin, ndërsa ka deklaruar se ndjehet e sigurt në banesën e saj.”, thuhet në raportin 24-orësh.
Sipas njoftimit, i dyshuari, pas intervistimit, me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje.
Burimi: klankosova.tv ↗

