Tenisti italian, Jannik Sinner, ka njoftuar se i është nënshtruar një ndërhyrjeje të vogël kirurgjikale për të trajtuar një problem me gjurin.
Sinner ka bërë të ditur se gjatë muajve të fundit, së bashku me ekipin e tij, ka tentuar të trajtojë lëndimin pa ndërhyrje kirurgjikale, por pas një përmirësimi fillestar, gjuri nuk ka reaguar ashtu siç kishin shpresuar, transmeton IndeksOnëline.
Përmes një postimi, tenisti italian ka njoftuar se ka kryer një operacion të vogël për të përmirësuar gjendjen e bandës iliotibiale.
“Gjatë muajve të fundit, së bashku me ekipin tim, kemi provuar gjithçka për ta trajtuar lëndimin pa operacion. Pas një progresi shumë inkurajues në fillim, gjuri im fatkeqësisht nuk reagoi ashtu siç kishim shpresuar të gjithë. Për këtë arsye, sot iu nënshtrova një ndërhyrjeje të vogël kirurgjikale për të përmirësuar gjendjen e bandës iliotibiale”, ka shkruar Sinner.
Pas operacionit, Jannik ka nisur rikupërimin, në mënyrë që të kthehet sa më shpejt në fushën e blertë.
“Më mungon shumë të jem në fushë dhe tani do të filloj procesin e rikuperimit së bashku me ekipin tim. Faleminderit për gjithë mbështetjen. Shihemi së shpejti!”, ka përfunduar ai.

