KORREKT / SOT18 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

“Shumë shpejt do ta merrni vesh të vërtetën” – Faruk Statovci reagon nga Bullgaria pas ndarjes me Lepencin

“Shumë shpejt do ta merrni vesh të vërtetën” – Faruk Statovci reagon nga Bullgaria pas ndarjes me Lepencin

Një situatë e pazakontë ka ndodhur gjatë fundjavës te Lepenci i Kaçanikut, që garon në Ligën e Parë të Kosovës. Pas barazimit në ndeshjen e fundit, kryesia e klubit ka vendosur ta ndërpresë bashkëpunimin me trajnerin Faruk Statovci dhe stafin e tij.

Lepenci ishte duke fituar 2-0 pas pjesës së parë ndaj Besës së Pejës, por në fund u desh të pajtohet me barazimin 2-2.

Vendimi u bë publik përmes një njoftimi zyrtar, ku klubi konfirmoi ndarjen me trajnerin, duke e falënderuar për angazhimin gjatë periudhës së kaluar.

“Pas mbledhjes së kryesisë dhe shqyrtimit të rezultateve të fundit, kemi vendosur për ndërprerjen e bashkëpunimit me trajnerin Faruk Statovci dhe stafin e tij”, thuhet në njoftimin e Lepencit.

Klubi gjithashtu i ka uruar Statovcit dhe stafit të tij shëndet e suksese në vazhdim të karrierës.

Ndërkohë, trajneri Faruk Statovci ka folur për Telegrafin, duke sqaruar se drejtuesit e klubit kishin qenë të informuar që në takimin e parë se ai ishte i angazhuar edhe me Kombëtaren U15 të Kosovës dhe se gjatë muajit tetor do të qëndronte për një javë në grumbullim me ekipin kombëtar.

Aktualisht, Statovci ndodhet në Bullgari me Kosovën U15, ndërsa ka theksuar se mungesa e tij ishte e paralajmëruar dhe e pranuar nga drejtuesit e Lepencit.

Faruk Statovci, ishtrajneri i Lepencit

“Unë jam në Bullgari me ekipin kombëtar U15, nuk kam qenë as në ndeshje. Këtë gjë e kanë ditur që nga dita e parë kur kemi biseduar. Që në takimin e parë ua kam treguar se në muajin tetor mund të jem një javë me kombëtaren. Ata më kanë thënë se nuk ka asnjë problem. Por, nejse…”, ka deklaruar Statovci për Telegrafin.

Trajneri ka lënë të kuptohet se ndarja me klubin nuk lidhet vetëm me rezultatet e fundit, duke paralajmëruar se së shpejti do të flasë më gjerësisht për problemet me të cilat është përballur gjatë qëndrimit te Lepenci.

“Besoj se ka ardhur koha të mos paraqitem gjithmonë si viktimë, trajneri. Nuk do të hesht për asgjë, përfshirë të gjitha problemet që kemi pasur gjatë kësaj rruge. Shumë shpejt do ta merrni vesh të vërtetën”, ka shtuar ai.

Faruk Statovic, me stafin e Kombëtares së Kosovës U15

Faruk Statovci ishte në krye të Lepencit në 10 ndeshje, ku regjistroi një fitore, gjashtë barazime dhe tri humbje.

Mbetet të shihet nëse Statovci do t’i bëjë publike detajet e paralajmëruara dhe cili do të jetë reagimi i klubit pas deklaratave të tij. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.