KORREKT / SOT18 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Protesta në Tiranë, Nushi: Sekuestruam një karikator me fishekë luftarakë, përdorej nga persona të maskuar

Protesta në Tiranë, Nushi: Sekuestruam një karikator me fishekë luftarakë, përdorej nga persona të maskuar

Shefi i Sektorit të Menaxhimit në Departamentin e Sigurisë Publik, Albert Nushi, ka njoftuar se 54 shtetas janë shoqëruar pas protestës së dhunshme të një dite më pare.

Në një konferencë për media gjatë së dielës, ai ka thënë se 27 persona janë arrestuar dhe 27 janë proceduar penalisht për shkatërrim të pronës dhe dhunë ndaj policisë.

Ai ka thënë se nga kontrolli i personave të maskuar është gjetur një karikator me fishekë luftarakë, bomba molotov dhe sende të tjera të forta të përdorura ndaj efektivëve të policisë.

“Policia e Shtetit u ka bërë thirrje në mënyrë të vazhdueshme pjesëmarrësve në protesta që të distancohen nga dhuna dhe personat e maskuar, si dhe të ushtrojnë të drejtën e tyre kushtetuese për tubim në mënyrë paqësore. Ligji për tubimet parashikon ndalimin e pjesëmarrjes në tubim me veshje ose sende të tjera, si maska, shall dhe veshje të tjera, me qëllim fshehjen e identitetit.”, ka thënë ai. /Klankosova.tv

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.