Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve ka pranuar tri ankesa në lidhje me mbrojtjen e së drejtës personale të votimit gjatë zhvillimit të procesit zgjedhor në Bërvenicë.
“Lidhur me mbrojtjen e së drejtës personale të votimit, deri në orën 13:00 kanë arritur 6 kundërshtime, nga të cilat 3 kundërshtime janë miratuar, ndërsa 3 janë refuzuar si të pabazuara”, deklaruan nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve.
Sot në lidhje me zhvillimin e procesit zgjedhor janë regjistruar edhe parregullsi gjatë shfrytëzimit të aparatit fingerprint.
Burimi: telegrafi.com ↗

