KORREKT / SOT27 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Shoferit nga Shtimja i gjendet substancë e dyshuar narkotike në veturën e tij

Shoferit nga Shtimja i gjendet substancë e dyshuar narkotike në veturën e tij

Në orët e para të së martës, njësia e hetimeve e stacionit policor në Shtime, gjatë zbatimit të planeve operative “Shtatori i Sigurt” kundër veprave penale që lidhen me narkotikët, ka ndaluar një automjet me targa të huaja në rrugën “De Rada” në Shtime.

Gjatë kontrollit të shoferit, me inicialet R.I., 20 vjeç në ulësen e shoferit është gjetur një qese najloni me substancë të dyshuar narkotike, me peshë prej 3.15 gramësh.

I dyshuari është shoqëruar në stacionin policor, pas intervistimit dhe me vendim të prokurorit të shtetit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

"Policia në Shtime mbetet e përkushtuar në parandalimin dhe luftimin e veprave penale, përfshirë ato që lidhen me narkotikët", thuhet në njoftim. /Zëri

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.