Një person është arrestuar në Fushë Kosovë, pasi dyshohet se ka shkelur urdhrin mbrojtës të lëshuar nga gjykata ndaj një gruaje.
Sipas raportit policor, i dyshuari, kishte shkuar në vendin e punës së viktimës, pavarësisht se ajo kishte urdhër mbrojtës ndaj tij, transmeton Klankosova.tv.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje për veprat penale “Mospërfillje e gjykatës” dhe “Ngacmim”.
Burimi: klankosova.tv ↗

