KORREKT / SOT27 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Në Universitetin e St. Gallenit studiojnë mbi 150 studentë shqiptarë

Në Universitetin e St. Gallenit studiojnë mbi 150 studentë shqiptarë

Mbi 150 studentë shqiptarë ndjekin studimet në degë të ndryshme të Universitetit të St. Gallenit në Zvicër.

Gjatë një vizite në St. Gallen, ambasadori i Shqipërisë në Zvicër, Ermal Dredha, dhe drejtoresha e Përgjithshme e Agjencisë Kombëtare të Turizmit, Jola Hysaj, u pritën nga studentët shqiptarë, të cilët i shoqëruan në një tur njohës në ambientet e universitetit, transmeton Telegrafi.

Gjatë vizitës, ata u njohën më nga afër me historinë e institucionit, mjediset universitare dhe programet e ndryshme të studimit që ofrohen aty.

Takimi shërbeu gjithashtu si një mundësi për të forcuar lidhjet me të rinjtë shqiptarë që studiojnë në Zvicër, si dhe për të nxitur bashkëpunimin ndërmjet Shqipërisë dhe Zvicrës.

Dijet dhe përvojat e studentëve shqiptarë mund të shërbejnë si ura lidhëse mes dy vendeve, duke krijuar mundësi të reja për shkëmbime dhe bashkëpunim në fusha të ndryshme./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.