KORREKT / SOT18 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Shiroka Pula takon Grupin Punues për Apelin në Hagë, çka u diskutua?

Shiroka Pula takon Grupin Punues për Apelin në Hagë, çka u diskutua?

Me ftesë të presidentes Justina Shiroka Pula, sot u mbajt takim me Grupin Punues për hartimin dhe harmonizimin e Strategjisë Shtetërore lidhur me procedurat e Apelit para Dhomave të Specializuara në Hagë, ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Në këtë takim, sipas njoftimit të Presidencës, kryesuesi i Grupit Punues për hartimin e strategjisë për mbrojtjen e ish-krerëve të UÇK-së në Apel, Glauk Konjufca dhe anëtarët e Grupit e informuan Presidenten Shiroka Pula për ecurinë e deritashme të punës.

Gjithashtu u diskutua edhe për mbarëvajtjen e punës me qëllim të koordinimit ndërinstitucional, të mbështetjes juridike, institucionale dhe diplomatike për procesin e apelit.

Bëhet e ditur se Shiroka Pula, shprehu mbështetjen për Grupin Punues, me qëllim të bashkërendimit të veprimeve ndërinstitucionale dhe diplomatike për dokumentimin, mbrojtjen dhe afirmimin e së vërtetës historike të luftës çlirimtare të Kosovës dhe të rolit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. /IndeksOnline

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.