Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka bërë të ditur se, së bashku me grupin punues për mbrojtjen e çlirimtarëve në fazën e apelit në Hagë, ka takuar presidenten Justina Shiroka-Pula, raporton GazetaBlic.
Çitaku ka falënderuar presidenten për mbështetjen dhe gatishmërinë për të kontribuar në këtë proces.
Ajo ka theksuar nevojën që uniteti politik dhe institucional të dëshmohet përmes veprimeve konkrete në mbështetje të mbrojtjes së ish-krerëve të UÇK-së, duke shprehur bindjen se do të vazhdojnë të qëndrojnë pranë tyre deri në kthimin e tyre në atdhe.
Burimi: gazetablic.com ↗

