KORREKT / SOT18 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Çitaku pas takimit me Shiroka-Pulën: Është koha që unitetin për mbrojtjen e çlirimtarëve ta dëshmojmë me veprime konkrete

Çitaku pas takimit me Shiroka-Pulën: Është koha që unitetin për mbrojtjen e çlirimtarëve ta dëshmojmë me veprime konkrete

Ushtruesja e detyrës së kryetares së PDK-së, Vlora Çitaku, është takuar të martën me Presidenten e Kosovës, Justina Shiroka-Pula, së bashku me grupin punues për mbrojtjen e çlirimtarëve në fazën e apelit në Hagë.

Pas takimit, Çitaku e falënderoi Presidenten për mbështetjen dhe gatishmërinë për të kontribuar në përpjekjet e përbashkëta për mbrojtjen e ish-krerëve të UÇK-së, transmeton Klankosova.tv.

Ajo theksoi se tash është koha që uniteti politik dhe institucional të dëshmohet përmes veprimeve konkrete.

“Është koha që unitetin politik e institucional ta dëshmojmë me veprime dhe mbështetje konkrete për mbrojtjen e çlirimtarëve në apel”, shkroi Çitaku.

Ajo riafirmoi përkushtimin për të qëndruar pranë tyre në betejën për drejtësi dhe për të mbrojtur të vërtetën për luftën e UÇK-së.

“Deri në kthimin e tyre të lirë në atdhe!”, përfundoi Çitaku.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.