KORREKT / SOT28 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Shasivari-Wahl: Me mbështetje të OSBE-së jemi të përkushtuar në avancimin e reformave në sistemin e drejtësisë

Shasivari-Wahl: Me mbështetje të OSBE-së jemi të përkushtuar në avancimin e reformave në sistemin e drejtësisë

Ministri i Drejtësisë, Jeton Shasivari, zhvilloi takim me ambasadorin Kilian Wahl, shef i Misionit të OSBE-së në Shkup, ku në fokus ishin prioritetet reformuese dhe mundësitë për thellimin e bashkëpunimit në fushën e drejtësisë.

Gjatë takimit u diskutua për agjendën reformuese të Ministrisë së Drejtësisë, avancimin e sundimit të ligjit dhe forcimin e kapaciteteve institucionale, me qëllim të zbatimit të reformave në përputhje me standardet evropiane.

Ministri Shasivari vlerësoi rëndësinë e mbështetjes dhe ekspertizës së OSBE-së në proceset reformuese, duke theksuar nevojën për bashkëpunim të vazhdueshëm dhe konkret në funksion të ndërtimit të institucioneve më efikase dhe më të përgjegjshme.

Ministria e Drejtësisë mbetet e përkushtuar në avancimin e reformave, forcimin e sundimit të ligjit dhe ndërtimin e një sistemi drejtësie të pavarur, efikas dhe të besueshëm për qytetarët.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.