KORREKT / SOT28 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Banesat në Vushtrri: Kryhet fushata, rinovimi lihet në gjysmë (VIDEO)

Banesat në Vushtrri: Kryhet fushata, rinovimi lihet në gjysmë (VIDEO)

Renovimi që u tha se po bëhet veç të mira nuk i solli.

Arben Krasniqi nga Vushtrria ua pa sherrin edhe më shumë investimeve që Komuna synoi t’i kryejë tek “Banesat e bardha”, ku përmes një kontrate parashihej ripartimi i tyre në tërësi.

Me punën që u nis para një viti, por që ende është gjysmake, meqë tash e disa muaj është ndalur, ky qytetar nuk është hiq i kënaqur.

Ndonëse, duart e mjeshtërve u ndërruan, prapë situata nuk mori kahe pozitive.

Frika familjes 4 antarëshe po u rritet edhe më shumë tash kur ndërrohet moti.

Anise për këtë komunarët para zgjedhjeve planifikuan rreth 2 milionë euro, pas tyre opozitarët pohojnë se dy centë bashkë nuk mund t’i bëjnë, pasi siç pohojnë vazhdimisht iu kanë thënë se ka mungesë të mjeteve.

Të njejtën përgjigje e pohoi edhe vet menaxheri i kontratës, Nexhat Merovci.

Ky Klanit i tha se shkak i kësaj janë obliguar të ndalojnë punimet e banesat të mbesin këtë gjendje  përkohesisht.

Merovci premtoi se ato pritet të vazhdojnë, meqë kontrata është ende aktive.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.