Baseli duket se e ka gjetur trajnerin e ri, pasi klubi zviceran ka vendosur t’ia besojë drejtimin e skuadrës serbit Slavisa Jokanoviq.
Sipas raportimit të mediumit zviceran “Blick”, 58-vjeçari Jokanoviq është zgjedhja e Baselit për të pasuar Stephan Lichtsteinerin, i cili u shkarkua ditë më parë pas rezultateve jo të kënaqshme në fillim të sezonit.
Jokanoviq, i lindur në Novi Sad, pritet të marrë drejtimin e skuadrës në ditët në vijim, ndërsa aktualisht klubi po përgatit ardhjen e tij në stol.
Trajneri serb së fundmi ishte në krye të Al-Nasrit në Emiratet e Bashkuara Arabe, ndërsa më herët ka punuar edhe në Angli, Rusi dhe vende të tjera.
Lichtsteineri u largua pas një starti jo të mirë të sezonit, ndërsa Baseli tani shpreson që ndryshimi në stol të sjellë stabilitet dhe rezultate më të mira.
Nëse konfirmohet zyrtarisht, Jokanoviq do të jetë trajneri i ri i Shaqirit te Baseli, me klubin që tashmë ka bërë zgjedhjen e tij për stolin. /Telegrafi/