Ish-ushtari i UÇK-së, Mit’hat Llozani, i arrestuar rreth tre muaj më parë nga autoritetet serbe, është liruar sot nga burgu në Belgrade.
Lajmin e ka bërë të ditur avokati Arianit Koci, përmes një postimi në Facebook.
“Lajm i madh: Lirohet Mit’hat Llozani nga burgu në Beograd. Vazhdoj me punu për qytetarin e Kosovës”, ka shkruar Koci.
Llozani ishte arrestuar më 5 shkurt gjatë kalimit transit në Serbia.
Pas arrestimit të tij, avokati Koci kishte kërkuar reagim të menjëhershëm nga institucionet e Kosovës lidhur me rastin.
Deri më tani nuk janë bërë të ditura detaje shtesë mbi rrethanat e lirimit të tij.