KORREKT / SOT14 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

PS merr vendim: Spiropali e Plarent Ndreca s’do jenë pjesë e forumeve drejtuese të partisë

PS merr vendim: Spiropali e Plarent Ndreca s’do jenë pjesë e forumeve drejtuese të partisë

Vendimi vjen në ditën kur Partia Socialiste mblodhi Asamblenë Kombëtare.

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Blendi Klosi, ka sqaruar sot më 14 nëntor qëndrimin e tij lidhur me Elisa Spiropalin dhe Plarent Ndrecën, duke konfirmuar se të dy nuk do të jenë më pjesë e forumeve drejtuese të partisë.

Përmes një reagimi, Klosi hodhi poshtë lajmet se Spiropali nuk do të përjashtohej nga strukturat drejtuese, duke i cilësuar ato si keqinterpretim të qëllimshëm të deklaratave të tij për mediat.

Klosi theksoi se Spiropali dhe Ndreca nuk mund të jenë më pjesë e asnjë forumi të Partisë Socialiste, por kjo nuk nënkupton përjashtimin e tyre nga partia. Sipas tij, në një parti ku anëtarësimi mund të bëhet edhe përmes aplikimit online, nuk ka kuptim të flitet për përjashtim nga anëtarësia.

Ai sqaroi gjithashtu se në Asamble nuk u votua për përjashtimin, pasi tre anëtarë ishin kundër këtij propozimi në parim dhe shprehën lirisht qëndrimin e tyre. Sipas Klosit, kjo është vendimmarrja e PS-së, ndërsa interpretimet e tjera të publikuara në media nuk pasqyrojnë atë që ka ndodhur.

Sekretari i Përgjithshëm i PS-së u shpreh se partia do të vijojë rrugën e saj, duke vlerësuar frymën pozitive të Asamblesë. Kështu, Spiropali dhe Ndreca nuk do të jenë pjesë e strukturave drejtuese të socialistëve, por mbeten anëtarë të Partisë Socialiste.

Vendimi vjen në ditën kur Partia Socialiste mblodhi Asamblenë Kombëtare, ku u diskutuan zhvillimet e brendshme dhe organizimi i strukturave drejtuese të partisë. Emrat e Elisa Spiropalit dhe Plarent Ndrecës ishin në qendër të vëmendjes pas diskutimeve për largimin e tyre nga forumet drejtuese./Tv Klan

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.