KORREKT / SOT26 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Sekuestrohen AK-47 dhe pistoletë në një shtëpi në Shtime

Sekuestrohen AK-47 dhe pistoletë në një shtëpi në Shtime

Policia e Kosovës ka sekuestruar dy armë zjarri gjatë një kontrolli në një shtëpi në Shtime.

Rasti është raportuar më 30 shtator 2026, rreth orës 23:18, kur Stacioni Policor në Shtime ka pranuar informacion për praninë e dy armëve të zjarrit në një shtëpi.

Pas ndërmarrjes së veprimeve policore dhe kontrollit në lokacion, janë gjetur dhe sekuestruar një pushkë automatike e tipit AK-47, së bashku me dy karikatorë të zbrazët, si dhe një pistoletë me një karikator të zbrazët.

Për rastin është njoftuar prokurori i shtetit, ndërsa ndaj personit R.B., 57-vjeçar, është iniciuar rast për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Rasti mbetet nën hetim nga njësitë përkatëse policore të Stacionit Policor në Shtime, në koordinim me Prokurorinë Themelore në Ferizaj. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.