Në episodin më të ri të podcastit “Arena e Yjeve”, mysafir ishte trajneri i njohur kosovar, Gani Sejdiu, i cili foli për rrugëtimin e tij në futboll, nga karriera si futbollist te sukseset e shumta si trajner. Ky episod realizohet me mbështetjen e sponsorit zyrtar Exfis.
Austria është një nivel tjetër. Kur themi një nivel tjetër, atëherë edhe takimi jonë duhet me u përgatitë ndaj secilit takim, secili kundërshtar i ka specifikat e veta.
Pastaj janë shumë faktor që ti duhet me pas parasysh kur të përgatitë takim. Është faktori fushë a je mysafir, a je vendas, a e ke përkrahjen e publikut, kualiteti i kundërshtarit, si luan, të gjitha ato, normalisht Foda ato i ka parasysh të gjitha”.
“Me Irlandën ka qenë njëfarë lloj detyrimi me e fitu takimin. Nuk ka detyrim, në futboll nuk nuk është kur të duash të fitohet tash, ose duhet me fitu ose nuk mundesh domethënë, por qasja edhe objektivi i takimit ka qenë detyrim me fitu takimin.
Tani me Austrinë nuk guxon të hysh në atë formë. Me Austrinë duhet të shkojë, mos me humb takimin. Të mundohemi të fitojmë, por mos me humb takimin”, ka thënë Sejdiu.
Episodin e plotë me Gani Sejdiun mund ta ndiqni në kanalin zyrtar të Telegrafit në YouTube. /Telegrafi/