KORREKT / SOT19 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Teknologji

Saveski: Bisedën telefonike me kryeministrin Mickoski, nuk e përjetova si presion

Saveski: Bisedën telefonike me kryeministrin Mickoski, nuk e përjetova si presion

Prokurori Publik Republikan Nenad Saveski ka deklaruar se bisedën telefonike me kryeministrin lidhur me lëndën “Mazut” nuk e ka përjetuar si presion, duke vlerësuar se bëhet fjalë për interes që rrjedh nga roli institucional i Qeverisë.

Saveski theksoi se i përgjigjet çdo thirrjeje dhe se në bisedën konkrete nuk i është kërkuar të japë raporte apo detaje për lëndën.

Ai sqaroi se interesin e kryeministrit e lidh me faktin se kompania shtetërore energjetike ESM është person juridik në pronësi shtetërore, prandaj mund të ketë interes për epilogun e procedurës.

Saveski shtoi se në komunikim nuk ka ndjerë elemente që do të tregonin presion ndaj punës së prokurorisë, duke e vlerësuar bisedën si një reagim “të natyrshëm” të një funksionari që ka interes për çështje që lidhen me kapitalin shtetëror.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.