KORREKT / SOT19 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Teknologji

Pak para lansimit të GTA VI, Play Station përballet me ndërprerje globale

Pak para lansimit të GTA VI, Play Station përballet me ndërprerje globale

PlayStation Network është përballur me ndërprerje të gjera në mbarë botën, vetëm pak orë para lansimit të lojës së shumëpritur Grand Theft Auto VI (GTA VI).

Problemet kanë prekur përdoruesit që nuk kanë mundur të kyçen në llogaritë e tyre, të hapin lojëra dhe aplikacione, të lidhen me serverët apo të shkarkojnë përmbajtje nga dyqani online i PlayStation.

Koha e ndërprerjes ka ngritur dyshimet se problemet mund të jenë shkaktuar nga fluksi i jashtëzakonshëm i lojtarëve që po përgatiteshin për lansimin e GTA VI, një prej lojërave më të pritura në historinë e industrisë së videolojërave.

Sipas raportimeve të mediave ndërkombëtare, numri i raportimeve për probleme në platformë u rrit ndjeshëm në faqen Downdetector, ku përdoruesit nga vende të ndryshme raportuan vështirësi në kyçje dhe lidhje me shërbimet online.

Sony konfirmoi se disa prej shërbimeve të saj po përballeshin me probleme, duke paralajmëruar përdoruesit se mund të kishin vështirësi në hapjen e lojërave, aplikacioneve dhe funksioneve të rrjetit.

Megjithatë, kompania nuk e konfirmoi nëse ndërprerja kishte lidhje me lansimin e GTA VI.

Lojtarët në disa pjesë të botës kanë filluar të kenë qasje në lojën e re që nga mesnata sipas orës lokale, ndërsa interesimi i madh për titullin e Rockstar Games ka shtuar shqetësimet për ngarkesën e mundshme të serverëve. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.