KORREKT / SOT26 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Samadrexha fiton Superkupën në hendboll

Samadrexha fiton Superkupën në hendboll

Samadrexha është fituese e Superkupës së Kosovës në hendboll në konkurrencë të femrave.

Të dielën mbrëma në palestrën “Bill Clinton” në Ferizaj, Samadrexha fitoi ndaj Istogut me rezultatin 32:19. Samadrexha tani ka në pronësi tre trofetë e hendbollit kosovar, titullin e kampionit, Kupën dhe Superkupën.

Samadrexha e ka fituar Superkupën për herë të parë. Istogu i ka tre trofe të Superkupës nga katër edicionet e kaluara sa janë zhvilluar.

Leonora Rrahmani ishte më efikasja te Samadrexha me tetë gola. Gjashtë i shënoi Jennifer Abreu.

Eya Nasr i shënoi shtatë gola për Istogun, kurse pesë i kishte Mayssem Azri./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.