KORREKT / SOT15 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Ekonomi

​Rritje e vlerës së prodhimeve bimore dhe blegtorale në Kosovë

​Rritje e vlerës së prodhimeve bimore dhe blegtorale në Kosovë

Agjencia e Statistikave e Kosovës (ASK) publikoi “Llogaritë ekonomike për bujqësi”, për vitin 2025, duke vënë në dukje rritjen e vlerës së prodhimeve bimore dhe blegtorale në vitin 2025, krahasuar me vitin 2024.

“Në vitin 2025, prodhimet bimore kanë shënuar rritje prej 13,2 %, krahasuar me vitin 2024. Rritja e vlerës së prodhimeve bimore mund të shpjegohet kryesisht me rritjen e vlerës së prodhimit të drithërave, bimëve industriale, bimëve foragjere, si dhe pemëve.

Prodhimet blegtorale kanë shënuar një rritje prej 25,4 % në vitin 2025, krahasuar me vitin 2024. Rritja mund të shpjegohet me rritjen e vlerës së produkteve blegtorale.

Prodhimet bimore dhe blegtorale gjithsej kanë shënuar rritje prej 17,8 % në vitin 2025, krahasuar me vitin 2024”, thuhet në njoftimin e Agjencisë së Statistikave të Kosovës.

Llogaritë ekonomike për bujqësi për vitin 2025 janë hartuar në përputhje me metodologjinë e përcaktuar nga Eurostati, përkatësisht me Udhëzuesin e llogarive ekonomike për bujqësi dhe pylltari (EAA/EAF 97), si dhe me Rregulloren e Komisionit (KE) Nr. 306/2005.

Ky publikim përfshin të dhëna për prodhimet bimore, prodhimet blegtorale dhe shpenzimet në fermë, në terma monetarë.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.