Tre persona kanë marrë lëndime trupore pasi janë sulmuar fizikisht nga një person.
Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosoëvs bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të dielën rreth orës 02:40, në Fushë Kosovë.
Tutje bëhet e ditur se sipas viktimave i dyshuari po ashtu gjatë incidentit kishte shtënë me pistoletë në ajër.
“Tre meshkuj kosovarë kanë pësuar lëndime trupore pasi janë sulmuar fizikisht nga një i dyshuar mashkull kosovar. Sipas viktimave i dyshuari po ashtu gjatë incidentit kishte shtënë me pistoletë në ajër. Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar dy gëzhoja”, thuhet në raport.
Ndërkaq, viktimat kanë pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari është në kërkim të policisë. /Telegrafi/
