KORREKT / SOT25 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Rrëzohet aeroplani në brigjet e Misisipit, humbin jetën gjashtë persona

Rrëzohet aeroplani në brigjet e Misisipit, humbin jetën gjashtë persona

Gjashtë persona, përfshirë dy fëmijë, kanë humbur jetën pasi një aeroplan është rrëzuar në brigjet e shtetit amerikan të Misisipit të martën, ka njoftuar Roja Bregdetare e SHBA-së.

Aeroplani i tipit “Cessna 210” ishte nisur nga New Orleans drejt Fort Myers në Florida, sipas të dhënave të faqes për gjurmimin e fluturimeve FlightAware.

Sipas raportimit të BBC, kontakti me aeroplanin u humb rreth orës 15:45, ndërsa më vonë ai u rrëzua në Gjirin e Meksikës, në zonën mes Pascagoula dhe ishullit Horn.

Zëdhënësi i Rojës Bregdetare, Juan Ros, bëri të ditur se zhytësit gjetën trupat e katër të rriturve dhe dy djemve, të moshës 8 dhe 10 vjeç, brenda kabinës së aeroplanit, transmeton Klankosova.tv.

Ekipet e shpëtimit kishin zhvilluar kërkime për disa orë, ndërsa fillimisht kishin gjetur vetëm tri jelekë shpëtimi, një gomone shpëtimi dhe kabinën e aeroplanit duke lundruar mbi ujë.

Koordinatori i operacionit të shpëtimit nga Roja Bregdetare, komandanti Trevor Blount, tha se ky nuk ishte rezultati që kishin shpresuar, por falënderoi të gjitha institucionet për bashkëpunimin që mundësoi gjetjen e shpejtë të personave në bord dhe njoftimin e familjeve të tyre.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.