KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Rrënohet një objekt me rrezikshmëri të lartë në lagjen Livadhet e Arapit në Gjilan

Rrënohet një objekt me rrezikshmëri të lartë në lagjen Livadhet e Arapit në Gjilan

Drejtoria e Inspekcionit në Komunën e Gjilanit ka realizuar rrënimin e një objekti të braktisur, i cili sipas autoriteteve paraqiste rrezikshmëri të lartë për banorët dhe kalimtarët në lagjen “Livadhet e Arapit”, përkatësisht në zonën e njohur si Sheshi Jugu 2.

Sipas Drejtorisë së Inspekcionit, veprimi është ndërmarrë pas ankesave të qytetarëve dhe vlerësimit të organeve kompetente se objekti përbënte rrezik për sigurinë publike.

Drejtori i Inspekcionit, Isa Agushi, tha se objekti ishte identifikuar si i rrezikshëm dhe se rrënimi i tij ishte i domosdoshëm.

“Ky objekt paraqiste rrezik të lartë për banorë dhe pas ankesave të qytetarëve dhe konstatimit se paraqiste rrezik, është rrënuar”, ka deklaruar Agushi.

Ai theksoi se objekti-gërmadhë ndodhej në një zonë të frekuentuar nga qytetarët dhe paraqiste rrezik të veçantë për fëmijët që kalojnë nëpër shëtitoren e lagjes.

“Ky objekt-gërmadhë në fund të Sheshit Jugu 2 në lagjen Livadhet e Arapit paraqiste rrezik jo vetëm për banorët e asaj ane, por edhe për qytetarët e shumtë, sidomos fëmijët që ecin në shëtitore”, ka thënë ai.

Sipas Agushit, pas konstatimit të gjendjes nga institucionet përgjegjëse, inspektorët kanë mbikëqyrur procesin e rrënimit dhe pastrimin e hapësirës.

“Pas konstatimit të rrezikshmërisë nga organet kompetente, inspektorët u kujdesën që të bëhet rrënimi i kontrolluar dhe të pastrohet hapësira”, ka shtuar drejtori i Inspekcionit.

Autoritetet komunale kanë bërë të ditur se do të vazhdojnë identifikimin dhe trajtimin e objekteve që paraqesin rrezik për sigurinë e qytetarëve në pjesë të ndryshme të qytetit. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.