KORREKT / SOT27 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

KFOR-i për takimin me Ushtrinë e Serbisë: Ishte pjesë e komunikimit të rregullt

KFOR-i për takimin me Ushtrinë e Serbisë: Ishte pjesë e komunikimit të rregullt

KFOR-i ka konfirmuar për Televizionin Dukagjini se më 26 nëntor, në kampin “Film City” në Prishtinë, është mbajtur një takim i rregullt ndërmjet përfaqësuesve të Komisionit të Përbashkët për Zbatimin e Marrëveshjes (JIC) të KFOR-it dhe përfaqësuesve të Forcave të Armatosura të Serbisë.

Në përgjigjen për Dukagjinin, një ditë pasi zyrtarë të KFOR-it pritën në Prishtinë përfaqësues të ushtrisë serbe, misioni i NATO-s ka thënë se takimi është pjesë e aktiviteteve të rregullta të JIC-së, të bazuara në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe Marrëveshjen Teknike Ushtarake.

Sipas KFOR-it, këto marrëveshje ofrojnë një kornizë për komunikim, bashkëpunim dhe koordinim ndërmjet KFOR-it dhe Forcave të Armatosura të Serbisë, veçanërisht për çështjet që lidhen me vijën kufitare administrative dhe sigurinë e të gjitha komuniteteve lokale.

“Këto takime janë rutinë. Ato synojnë të sigurojnë informim të ndërsjellë dhe komunikim në kohë dhe efektiv”, thuhet në përgjigjen e KFOR-it.

KFOR-i ka theksuar se mban komunikim të rregullt, transparent dhe të drejtpërdrejtë me të gjithë bashkëbiseduesit e tij, përfshirë institucionet dhe organizatat e sigurisë në Kosovë, Forcat e Armatosura të Serbisë dhe organizatat ndërkombëtare.

Sipas KFOR-it, ky komunikim është i rëndësishëm për të parandaluar keqkuptimet, për të zvogëluar rrezikun e tensioneve dhe për të adresuar shqetësimet e mundshme të sigurisë.

Në fund, KFOR-i ka ritheksuar se vazhdon ta zbatojë mandatin e tij në bazë të Rezolutës 1244, duke kontribuar në një mjedis të sigurt për të gjithë qytetarët dhe komunitetet në Kosovë, si dhe në garantimin e lirisë së lëvizjes.

Këtë, siç thuhet në përgjigje, e bën në mënyrë të paanshme dhe në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe EULEX-in, sipas roleve të tyre përkatëse.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.