KORREKT / SOT27 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Kurti në Ditën e Forcës: Ne nuk i harrojmë asnjëherë ata që dhanë jetën për lirinë e Kosovës

Kurti në Ditën e Forcës: Ne nuk i harrojmë asnjëherë ata që dhanë jetën për lirinë e Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka marrë pjesë në ceremoninë e shënimit të Ditës së Forcës, në prag të 28 Nëntorit, ku ka deklaruar se Qeveria synon të investojë mbi një miliard euro në ushtri gjatë mandatit aktual.

Kurti, i cili po qëndron në Tiranë për Samitin e Planit të Rritjes, ka thënë se Forca e Sigurisë së Kosovës po i shton vazhdimisht kapacitetet dhe se synimi është kompletimi i saj dhe anëtarësimi i vendit në NATO, transmeton lajmi.net.

Përmes një postimi, ai ka rikujtuar se gjatë mandatit të kaluar buxheti për ushtrinë është trefishuar, ndërsa ka përsëritur zotimin për investime të reja në këtë sektor.

“Ushtria jonë është duke u kompletuar çdo ditë e më shumë, e për këtë ne jemi shumë të vendosur, sepse gjatë mandatit të kaluar kemi trefishuar buxhetin e ushtrisë, derisa në këtë mandat zotimi ynë është të investojmë mbi 1 miliard euro në ushtri”, ka shkruar Kurti.

Ai ka theksuar se misioni i FSK-së është mbrojtja e atdheut, sovranitetit dhe integritetit territorial të Kosovës, si dhe përgatitja për t’u bërë pjesë e Aleancës Veriatlantike.

Sipas tij, investimet në pajisje dhe rritja e kapaciteteve ushtarake janë hapa të rëndësishëm drejt këtij synimi.

“Duke investuar në ushtrinë e Kosovës, duke shtuar kapacitetet dhe pajisjet për FSK-në, ne dëshirojmë që sa më parë të anëtarësohemi në NATO. Aleanca Veriatlantike në shekullin XXI do të jetë jo më pak e rëndësishme sesa në shekullin XX, dhe ne duam që anëtarësimi i Kosovës në NATO të mos jetë vetëm për përfitime, por gjithashtu edhe për kontribut”, ka deklaruar kryeministri.

Me këtë rast, Kurti ka shprehur mirënjohje për Shqipërinë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Mbretërinë e Bashkuar, Turqinë dhe shtetet e tjera mike e aleate, për bashkëpunimin në trajnimin e pjesëtarëve të FSK-së, furnizimin me armatim dhe municion, si dhe pjesëmarrjen në misione të përbashkëta.

Në fund, kryeministri ka kujtuar dëshmorët e kombit, veteranët dhe invalidët e luftës, duke theksuar kontributin e tyre në lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

“Ne nuk i harrojmë asnjëherë ata që dhanë jetën për lirinë e Kosovës”, ka shkruar Kurti.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.